Qumështi duhet konsumuar në mëngjes apo në darkë?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Qumështi është një nga produktet më të shëndetshme dhe më të konsumueshme të grupit të bulmetit. Njërëzit fillojnë ta pijnë atë që në momentin që lindin. Shumë persona e pinë në mëngjes dhe shumë të tjerë në darkë para se të flenë.

Por kur është periudha më e mirë për të konsumuar qumështin?

Këshillohet ta pini qumështin në mbrëmje sepse ju qetëson dhe ju ndihmon me gjumin. Gjithashtu nëse ndiheni të lodhur duhet ta pini para se të flini sepse qumështi përmban aminoacide, të cilat e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

Nëse pini në mbrëmje një gotë me qumësht të ngrohtë, do të ndiheni më të qetë dhe do mund të flini më mirë. Por të gjithë ata që duan të ndihen të ngopur për më shumë kohë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje. Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.

Kujdes, pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e rradhës. Përpiquni mos ta zieni shumë shpesh dhe mos e ngrohni në mikrovalë por në sobë.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë