Quhet “Qumështi i artë” dhe është një pije e shijshme dhe shumë e shëndetshme, e cila është veçanërisht e përshtatshme për t’u konsumuar në mbrëmje, përfitimet janë të jashtëzakonshme.
Përbërësi kryesor i kësaj recete është shafrani i Indisë. Ajo përmban antioksidant, anti-inflamator, dhe anti-kancerogjene. Kjo pije terapeutike rrit energjinë në mënyrë të konsiderueshme dhe cilësohet si pija që do t’ju ndryshojë jetën. Nga përzierja e shafranit të Indisë dhe piperit, shafran i Indisë thithet më shumë nga trupi.
Kjo pije përmirëson sistemin imunitar
Vepron si anti-kancerogjene
Ajo ndihmon me kontrollin e kolesterolit
Përmirëson tretjen
Ndihmon me rregullimin dhe kontrollin e metabolizmit dhe peshës trupore
Kontrollon presionin e lartë të gjakut
Ndihmon për kujtesën dhe mbajtjen e një truri të shëndoshë
Ndihmon me probleme të ndryshme të lëkurës
Ndihmon me çrregullimet neurologjike
Redukton trigliceridet
Përbërësit:
1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) shafran pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur.
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


