Kryefaqja Lifestyle Qumështi i devesë është më i pasur se qumështi i lopës

Qumështi i devesë është më i pasur se qumështi i lopës

0
Shpërndaje

Ilma Lamçe

Qumështi është një produkt shumë i shëndetshëm sidomos për fëmijët. Vlerat e tij përfituese janë të shumta. Zakonisht qumështi më i përdorur dhe i pëlqyer nga të gjithë është qumështi i lopës. Por a keni dëgjuar për qumështin e devesë?

Prodhimi i qumështit të devesë është bërë një prej industrive në rritje në Australi dhe kërkesa për këtë produkt është rritur jo vetëm lokalisht por edhe ndërkombëtarisht. Në Australi devetë janë çuar në vitin 1840 për herë të parë me qëllim eksplorimin e vendit. Tani numri i deveve është rritur dhe po ashtu edhe prodhimi i qumështit. Industria e prodhimit të qumështit është rritur ndjeshëm. Prodhimi vjetor ka arritur në 180 mijë litra.

Devetë prodhojnë 6 litra qumësht në ditë. Më parë qumështi i devesë është konsumuar por vitet e fundit kërkesa për të është rritur ndjeshëm. Kjo ka ndodhur për shkak të vlerave ushqyese që ai ka edhe pse kostoja është e lartë. Një litër qumësht deveje kushton 10 dollarë, shumë herë më shtrenjtë se qumështi i lopës.

Ekspertët thonë se qumështi i devesë është më i pasur se qumështi i lopës sepse përmban në sasi të mëdha vitaminë C, hekur, kalcium, magnez, duke sjell më shumë përfitime shëndetësore. Ai ka gjithashtu ndikim pozitiv në lehtësimin e alergjive ushqimore e sezonale, në reduktimin e varësisë nga insulin, në trajtimin e diabetit si dhe në problemet me tretjen.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here