Qytetarja padit shtetin për ajrin e ndotur

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një banore e Parisit ka hedhur shtetin francez në gjyq pasi  nuk i ka mbrojtur shëndetin nga efektet e ndotjes së ajrit.

56-vjeçarja Clotilde Nonnez, instruktore e jogës, thotë se ka jetuar në kryeqytetin e Francës për 30 vite dhe gjatë kësaj kohe gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Madje, shëndeti i është përkeqësuar edhe më shumë kur nivelet e ndotjes së ajrit arritën majat dhjetorin e kaluar.

Avokati i saj thotë se si pasojë e ndotjes së ajrit vdesin rreth 48 mijë francezë çdo vit.

“Kemi hedhur shtetin në gjyq pasi mendojnë se problemet shëndetësore nga të cilat po vuajnë viktimat e ndotjes së ajrit janë si pasojë e mosmarrjes e masave nga autoritetet për ndalimin e ndotjes së ajrit”, deklaroi avokati François Lafforgue për revistën Le Monde.

Më shumë raste të tjera do të sillen javët e ardhshme në Lion, Lille dhe në vende të tjera, shton ai.

Znj. Nonnez thotë se ka bërë një jetë të shëndetshme, fillimisht si kërcimtare më pas si instruktore e jogës, por pavarësisht kësaj ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen, duke filluar nga astma kronike deri në pneumoni.

Kur nivelet e ndotjes së ajrit arritën kulmin dhjetorin e kaluar, gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë.

“Mjekja e cila më ka trajtuar thotë se ajri në Paris është shumë i ndotur. Ajo ka pasur edhe pacientë të tjerë si unë, përfshirë edhe fëmijë dhe bebe. Kardiologu gjithashtu më ka thënë të njëjtën gjë”, tregon ajo për uebsajtin France Info.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë