Ragadet, problemet pas lindjes së fëmijës

Mjeku gjinekolog Elton Peci

Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, që e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerjeje dhe sjelljeje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.

  • Ushqyerja me gji

    Ushqyerja me gji

    Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë saktësisht përballë gjirit.

  • Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifikë, si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për të porsalindurin, duke bërë që ai të refuzojë gjirin.
  • Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.
  • Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirjeje dhe tjetrës. Në verë, nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë që ai të thahej për disa minuta me tharësen e flokëve.
  • Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje te tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.
  • Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës