Rasti i parë në botë/ Fëmija lind nga një mitër e transplantuar

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Malin Stenberg ishte vetëm 15 vjeç kur mësoi se kishte lindur pa mitër, prandaj nuk mund të lindte fëmijë. Por, me anë të transplantit të mitrës, ajo arriti të bëhej nëna e parë në botë me fëmijë të lindur nga mitra e transplantuar.

Znj. Stenberg, 38 vjeç, ka vendosur të bëjë publike rastin e saj për të inkurajuar gratë e tjera që gjenden në të njëjtën situatë si ajo.Vincent_miter e transplantuar

Tri vite më parë ajo mori një mitër nga një mike e familjes, si pjesë e një programi transplantimi tek Universiteti Gothenburg, në Suedi. 20 muaj më vonë ajo hyri në histori pas lindjes së djalit të saj Vincent.

Shumica  femrave që u bënë pjesë e programit i morën mitrat nga nënat e tyre. Ndërsa dhuruesja e znj.  Stenberg ishte 61-vjeçarja Ewa Rosen.

Pas transplantit të mitrës, ajo kreu trajtimin in-vitro, dhe mbeti shtatzënë që në tentativën e parë.

Çifti zgjodhi emrin Vincent (nga latinishtja “mposht”) për të treguar rripet e shumta që ato ndërmorën për ta lindur djalin.

“Kur e mbajta për herë në parë, ishte e mrekullueshme. E ndjeva menjëherë se ishte foshnja ime. Ishte kaq e natyrshme. Ne tani jemi një familje e vërtetë”, shprehet znj. Stenberg.

Vincent nuk do të bëhet me vëlla ose motër pasi znj. Stenberg e ka hequr mitrën nga frika se mos një shtatzëni tjetër do të jetë më e rrezikshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?