Kryefaqja Kuzhina Receta e stinës: Rizoto me qershi

Receta e stinës: Rizoto me qershi

0
Shpërndaje

Qershitë nuk janë për shumë kohë në treg prandaj, nëse nuk keni provuar ende të realizoni me to një recetë të kripur, është koha e duhur!

Përbërësit për 4-6 persona:
500 gr oriz
100 gr gjalpë
Gjysmë qepe të prerë imët
Gjysmë gote verë të bardhë
1 lt lëng mishi (mund të jenë kocka të zjera)
400 gr qershi të pastruara dhe të prera përgjysmë
Kripë, piper

Përgatitja:
Shkrijmë në zjarr të ngadaltë gjalpin dhe shtojmë aty qepën e grirë imët; e lëmë në zjarr derisa të zverdhet duke e përzierë vazhdimisht. Shtojmë orizin duke vijuar përzierjen derisa të thithë të gjithë gjalpin. Në këtë moment, ngremë flakën dhe e shuajmë orizin me verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë. Më pas shtojmë dy garuzhde lëng mishi të vluar, gjithmonë duke e përzierë deri sa të avullojë. Shtojmë më pas qershitë e pastruara dhe dy garuzhde të tjera me lëng mishi. Shtimi i lëngut bëhet gradualisht, në varësi të zierjes. Kur të jetë gati, e heqim nga zjarri, e spërkasim me gjalpë, kripë e piper dhe e lëmë të rrijë 5 minuta përa se ta konsumojmë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here