Nga mjeku alternativ Hysni Dankshi
Sëmundja quhet në përgjithësi “reumatizma”. Me këtë term kuptohet një proces inflamator(mahisje) i indeve të kyçeve. Në raste të tjera mund të preket nga mikrobet dhe indi muskulor”reumatizëm muskulare” apo indi nervor “reumatizëm nervor”.
Përveç kyçeve, shfaqen çregullime të metabolizmit nga infeksionet prej mikrobeve ngjitëse apo turbekulozi dhe dëmtime nga goditjet. Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash. Këto vazo (enë gjaku) të dëmtuara reagojnë shumë ndaj çregullimeve atmosferike, arsye kjo që personi me reumatizëm e ndien prishjen e kohës.
-Merrni 1 lugë kafeje me rrënjë grami të grira. Zihet me 1 filxhan ujë dhe e pini gjatë ditës. Nga lëngu që del kur shtypni 1 lugë kafeje rrënjësh, pini 1 ose 2 herë në ditë. Është i efektshëm për artritin e reumatizmës.
-Edhe molla është e efektshme për reumatizmin. Merrni 2 kokrra dhe futeni në 500 gr alkool 60° për 10 ditë. Kullohet dhe pihet 3 herë, me 30 pika para buke.
-Mund të themi me plot gojën se fruti i mollës është ilaç dhe shërben për shumë sëmundje, kryesisht për reumatizmin. Përdorni 2 kokrra në ditë.


