Receta popullore për sëmundjet reumatizmale

Hysni Dankshi, mjek alternativ

kocka

Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, dridhje, me dhimbje barku, me shpërthime të kukunjëzave nën lëkurë, dobësi, dhimbje në tërë trupin, anoreksi, kyçet enjten, skuqen, janë shumë të dhimbshme kur i prek dhe lëvizin zakonisht, prek kyçet e mëdha, gjunjët, noçkat e këmbëve, bërrylat. Merren masa distike: ndalohen yndyrnat, lëngu i mishit, veshkat, mëlçia, truri, konservat, patatet e skuqura, preshi, fasulet, bizelet, spinaqi, peshku me dhjamë, çokollatat, vera, alkooli, etj. Këshillohen banja termale, ilaçe popullore.

-Merrrni 1 kg hudhra, 1 litër vaj ulliri, 1 iriq dhe i zieni. Me këtë përbërje lyeni dhe fërkoni vendet që dhembin. Këtë e bëni një mbrëmje po, një mbrëmje jo. Pas çdo fërkimi lyeni trupin me vaj kanelle.

-Zieni 1 kg hudhra të qëruara me 1 litër vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhni në kullesë dhe me lëngun e kulluar hidhni 50 ml naftë dhe 5 të verdha vezësh. Me këtë përzierje lyeni vendet që dhembin.

-Merrni 5 lugë gjelle me kokrra dëllinje të zeza. Zihen në 500 gr ujë për 20-25 min. Kullohet dhe pihet 2 herë nga 1 gotë me këtë çaj para buke, të ëmbëlsuar me pak sheqer.

caj2-Gjethet e hithrës ndihmojnë shumë në sëmundjet reumatizmale. Merrni 1 grusht me gjethe të njoma të hithrës. I zieni në 1 litra e gjysëm ujë për 20-25 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë, para buke të paëmbëlsuar.

-Merrni 150 gr alkool, 50 gr vaj ulliri dhe 5 gr spec djegës të kuq. Në vaj zieni 15 gr Kamomil. Vaji kullohet dhe zihet sëbashku me alkoolin dhe specin. Me këtë ilaç lyeni të sëmurin sa herë ndien dhimbje, natyrisht pjesët e sëmura.

-Unë kam pregatitur një ilaç popullor për dhimbje kyçesh dhe ënjtje të saj nga reumatizma. Disa bimë me alkoolaturë që pihen dy herë nga 20 pika para buke. Ka dhënë rezultate të mira në këtë drejtim.

-Merrni 1 litër vaj ulliri. Hidhni 500 gr thelpinj hudhrash të shtypura dhe mishin e një iriqi të pastruar nga të brendshmet. I zieni për 1 orë. Pas kullimit të lëngut, futeni në një enë qelqi të mbyllur. Me këtë ilaç lyeni dhe fërkoni pjesët ku ndieni dhimbje, duke masazhuar për 20 min. Pastaj e mbështillni me gjëra leshi duke e mbajtur të lidhur për 12 orë.

-Mund të themi me plot gojën se fruti i mollës është ilaç dhe shërben për shumë sëmundje, kryesisht për reumatizmin. Përdorni 2 kokrra në ditë.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet