Recetë gatimi: Peshk i zier me pure patëllxhanësh dhe speca

Për 4-5 persona duhen:

  • Peshk 4-5 racione (200-250g për person)
  • Patëllxhanë 4-5 copë të mëdhenj
  • Speca 8-10 copë mesatarë
  • Vaj ulliri 4 lugë gjelle
  • Hudhra 3-4 thelpinj
  • Majdanoz 1 tufë
  • Piper
  • Kripë

Përgatitja

Zihet peshku dhe lihet të ftohet në lëngun e vet. Përgatiten patëllxhanët, zgjidhen të mëdhenj ngjyrë violet dhe të butë, u qërohet lëkura dhe grihen hollë, i skuqni në furrë ose në tenxhere presioni. Më pas i shtypni me lugë druri, hidhni në enë porcelani dhe përgatisni një pure me hudhrat e shtypura, majdanoz i grirë hollë, kripë, pak uthull dhe vaj ulliri. Specat pastrohen nga farat, priten në rripa dhe përgatiten me pak lyrë në tigan me kapak sa të zbuten, duke i hedhur kripë dhe majdanoz.

Në pjatë vendoset peshku i zier dhe anash pureja me patëllxhanë dhe specat, duke e zbukuruar me majdanoz të grirë hollë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin