Për 4-5 persona duhen:
- Peshk 4-5 racione (200-250g për person)
- Patëllxhanë 4-5 copë të mëdhenj
- Speca 8-10 copë mesatarë
- Vaj ulliri 4 lugë gjelle
- Hudhra 3-4 thelpinj
- Majdanoz 1 tufë
- Piper
- Kripë
Përgatitja
Zihet peshku dhe lihet të ftohet në lëngun e vet. Përgatiten patëllxhanët, zgjidhen të mëdhenj ngjyrë violet dhe të butë, u qërohet lëkura dhe grihen hollë, i skuqni në furrë ose në tenxhere presioni. Më pas i shtypni me lugë druri, hidhni në enë porcelani dhe përgatisni një pure me hudhrat e shtypura, majdanoz i grirë hollë, kripë, pak uthull dhe vaj ulliri. Specat pastrohen nga farat, priten në rripa dhe përgatiten me pak lyrë në tigan me kapak sa të zbuten, duke i hedhur kripë dhe majdanoz.
Në pjatë vendoset peshku i zier dhe anash pureja me patëllxhanë dhe specat, duke e zbukuruar me majdanoz të grirë hollë./ Shendeti.com.al