Rehabilitimi pas operacionit në shtëpi, ç’duhet të dimë

Rezar Deveja, kardiokirurg

Është e rëndësishme të themi se periudha e rehabilitimit të plotë të sëmurit zgjat pothuajse 2 muaj për arsye të ndryshme në varësi të llojit të aneurizmës mund të zgjasë edhe më shumë.

rehabilitim I operuari pas daljes nga spitali mund të ketë dhimbje për arsye të operacionit, gjë që me kalimin e ditëve ato do të rrallohen gradualisht derisa të ndalojnë plotësisht.

Gjatë kësaj periudhe mund të përdorë qetësues dhimbjesh sipas nevojës. Sternumi pas opracionit nevojitet 1-2 muaj që të ngjitet plotësisht. Gjatë kësaj periudhe i operuari duhet të evitojë ngritjen e peshave, ngarjen e makinës. I operuari mund të fillojë aktivitetin profesional pas 6 javësh ose dhe më vonë në se nevojitet kur ndihet mirë dhe nëse nuk i nevojitet ushtrim i rëndë fizik në punë.

Është e rëndësishme të përmendet fakti se i operuari duhet të ndiqet nga kardiologu në mënyrë korrekte sipas udhëzimeve të tij sepse pas operacionit është e nevojshme ndjekja periodike me skaner. Ndjekja me skaner është e rëndësishme sepse i operuari mund të shfaqë aneurizëm në një pjesë tjetër të aortës dhe në këtë mënyrë i paraprin komplikacioneve të mundshme të saj.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet