Rekomandime për të shmangur kandidozën vulvo-vaginale gjatë shtatzënisë

Nga doktoresha Mimoza Keta:

1. Mos përdorimi i veshjeve të ngushta dhe sintetike që nuk e lejojnë ajrisjen e trupit.

shtatzene plazh 12. Evitimi i përdorimit të getave kur përdoren pantallona.

3. Evitimi i përdorimit të tangave.

4. Duhen përdorur vetëm veshje të brëndshme prej pambuku.

5. Veshjet e brëndshme duhet të shplahen shumë mirë me ujë të bollshëm pas larjes në lavatriçe.

6. Në rastet e hemoragjive, të përdorhen linesa të tregtuara vetëm në farmaci.

7. Të evitohet konsumi i djathrave të fermentuara dhe i domateve gjatë ushqyerjes me bukë, patate, karrotat etj, që kanë nivele të larta të karbohidrateve. Gjithashtu duhet të reduktohet përdorimi i produkteve të miellit dhe të rritet konsumi i ushqimeve me fibra.

8. Të evitohet përdorimi i laksativëve/preparateve që ndihmojnë jashtëqitjen.

9. Të bëhet në mënyrë korrekte larja e zonës vulvare (psh, gjatë larjes së zonës gjenitale dhe anusit, dora të kaloj nga gjenitalet në drejtim të anusit dhe jo e kundërta).

10. Për higjienë intime, rekomandohet përdorimi i sapunëve vetëm dy herë në ditë. Larjet e tjera të bëhen vetëm me ujë të pastër dhe të bollshëm.

11. Të mbahet sa më thatë zona gjenitale, por, duke evituar përdorimin për tharje, të letrës higjenike të parfumuar.

12. Pas banjos në det ose pishinë, kostumi i banjos duhet të ndrohet për të mbajtur sa më të thata organet gjenitale.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore