Rezistenca ndaj antibiotikëve, çfarë mund të bëjnë punonjësit e shëndetësisë

antibiotik

Rezistenca ndaj antibiotikëve është bërë një shqetësim në rritje mes ekspertëve të shëndetësisë në mbarë botën. Ekspertët kanë frikë se pas disa viteve organizmi i njeriut mund të bëhet thuajse i pambrojtur kundër disa infeksioneve bakteriale.

Rezistenca ndaj antibiotikëve do të behët një kërcënim edhe më i madh se kanceri për njerëzimin, nëse nuk ndërmerret ndonjë aksion global, paralajmëroi kancelari britanik George Osborne para një muaji. Sipas Osborne, të dhënat e fundit sugjerojnë se nga viti 2050, deri në 10 milionë njerëz mund të vdesin në vit për shkak të pafuqisë së antibiotikëve për të luftuar infeksionet, shifër kjo më e madhe se numri aktual i njerëzve që vdesin nga kanceri.

rezistenca ndaj antibiotikeve

Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteri ndryshon dhe bëhet rezistent ndaj antibiotikut të përdorur për trajtimin kundër infeksionit që ai ka shkaktuar.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë punonjësit e shëndetësisë në këtë rast:

  • Parandalo infeksionet duke u siguruar se duart tuaja, instrumentet dhe ambienti të jetë i pastër.
  • Mbani datat e vaksinave të pacientëve tuaj të përditësuara.
  • Në qoftë se mendoni se pacienti ka nevojë për antibiotikoterapi, sa herë është e mundur testoheni paraprakisht për të konfirmuar llojin.
  • Përshkruani antibiotikun e duhur, në sasinë e duhur, në kohën e duhur.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani