Rini e përhershme me këto 5 ushqime

Blertina Koka

Një shprehje e vjetër thotë: nëse do të dish se si do të plaket një vajzë, shikoji të ëmën. Por, sekreti i të dukurit 10 vite më të reja nuk fshihet vetëm tek gjenet.

Shkencëtarët tani thonë se një e treta e femrave që duken më të reja se mosha e tyre, ia detyrojnë këtë më së shumti mënyrës së jetesës.

Një pjesë të rëndësishme në dukjen e re në fytyrë, pavarësisht moshës, luajnë edhe disa produkte për kujdesin e lëkurës, që ndihmojnë në eliminimin e rrudhave. Megjithatë, ju mund të freskoni dhe shndritni lëkurëm, si dhe të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave, duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Ushqime si avokadoja, shalqiri, shega dhe gaforrja janë të pasura në vitamina dhe minerale që luftojnë dëmtimet e lëkurës të lidhura me moshën dhe ju ndihmojnë të fshini vite nga pamja e jashtme. Për më tepër, shikoni videon.

Avokado: Ky frut është i pasur në acid oleik, që mban lëkurën të butë dhe pa rrudha.

Boronicat: Janë të pasura me vitaminë C dhe E, që zbardhin lëkurën dhe luftojnë radikalet e lira.

Shalqiri: Është i pasur me likopene, një antioksidues që mbron lëkurën nga dielli, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave dhe lëkurën e thatë.

Shega: Farat e shegës përmbajnë antocianinë dhe acid elagjik, që rrisin prodhimin e kolagjenit dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UV.

Gaforre: Është e pasur me zink, që rigjeneron lëkurën, ndërsa vetitë e saj anti-inflamatore mund të ndihmojnë në trajtimin e akneve.

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?