Robert De Niro: Vaksinat mund të shkaktojnë autizëm

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Robert De Niro është përfshirë së fundmi në një debat nëse vaksinat shkaktojnë autizëm. De Niro zbuloi muajin e kaluar se djali i tij Elliot, 18 vjeç, është i prekur nga autizmi. Ylli i filmit “Godfather” mendon se disa fëmijë janë në rrezik të preken nga autizmi vetëm nga vaksinat. Ky pretendim është hedhur poshtë nga disa mjekë, ndërsa është përkrahur nga një numër i madh prindërish.Robert De Niro

“Ka shumë gjëra që nuk thuhen. Unë, si prind i një fëmije me autizëm, jam i shqetësuar, prandaj dua të dijë të vërtetën” u shpreh De Niro në emisionin “Today Show” të NBC.

De Niro, 72 vjeç, e bëri koment pas tërheqjes nga Tribeca Film Festival  të një dokumentari shumë kontraversial kundër vaksinimit. Dokumentari tregon se në Qendrat e Kontrollit të Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA është sajuar një komplot për rritjet e numrit të njerëzve të diagnostifikuar me autizëm në Amerikë.

De Niro thotë se dokumentari duhet parë nga të gjithë njerëzit dhe të marrim reagimet e tyre.

“Nuk jam shkencëtar, por e di sepse kam parë kaq shumë reagime deri tani – le të zbulojmë të vërtetën,” deklaroi aktori.

Fituesi i Oskarit u shpreh se bashkëshortja e tij mendon se Elliot ka ndryshuar brenda një nate pasi bëri vaksinën, dhe shumë prindër kanë pranuar faktin që vaksinat mund të kenë sëmurur fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që vërteton se vaksinat shkaktojnë autizmin.

Çështja nëse duhet të vaksinohen fëmijët apo jo është bërë diskutuar shumë këto kohët e fundit. Kujtojmë këtu debatin që nxiti postimi i një fotoje nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, me të bijën e tij Max në një qendër shëndetësore në Palo Alto, ku shkruante: “Vizitë tek doktori – koha për vaksina!

Postimi i fotos ka rindezur një debat në Shtetet e Bashkuara në lidhje me çështjen nëse vaksinat e fëmijërisë janë të rrezikshme. Disa e mbështetën Markun, ndërsa të tjerë e kundërshtuan.

“Vaksina është helm për njerëzit. Ajo vret më shumë njerëz se sa shpëton. Shpresoj që njerëzit të mos e marrin këtë si shembull,” komentoi një përdoruese e “Facebook”.

Një tjetër përdorues komentoi: “Faleminderit që mbështesni vaksinimin, një nga arritjet më të rëndësishme të kujdesit mjekësor në historinë e njerëzimit, që ka shpëtuar qindra miliona jetë njerëzish.

 Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur