Rregullat e arta si t’i ngrini ushqimet duke iu ruajtur cilësinë pa u prishur

Ekzistojnë disa rregulla që garantojnë përgatitjen e një ushqimi të shëndetshëm duke ruajtur të njëjtën cilësi si në fillim dhe mos të prishen:

ushqime te ngriraGradoni mirë frigoriferin tek ngrirja: nuk do të thotë se energjia e lartë ngrin më mirë produktet në frigorifer, rregulli i artë është ky: mos e mbushni plot frigoriferin sepse nuk do të ftohë aq sa duhet,mbajeni të mbushur me gjërat më të nevojshme. Ushqimet e ngrira duhet ta kenë temperaturën shumë të lartë dhe qarkullimi i ajrit nëpër to duhet të jetë i ftohtë gjithashtu.

Paketojeni mirë ushqimin para se ta ngrini: asnjëherë mos fusni një ushqim direkt tek grirja pa e paketuar. Pritini perimet në copat që dëshironi dhe futini në qese plastike, pastaj ngrijini. Për sa i përket mishit është e këshillueshme që ta marinoni përpara se ta ngrini, në mënyrë që ta ruajë freskinë.

Ngrijini ushqimet në porcione të vogla: para se t’i ngrini ushqimet duhet t’i prisni ato në copa të vogla. Kjo bëhet për faktin se ushqimi do të ngrihet më mirë dhe më shpejt.

Nëse keni dyshim për cilësinë e ushqimit mos e ngrini atë: ushqimet që kanë kaluar datën e skadencës ose ushqimet që janë shkrirë një herë (pas ngrirjes së mëparshme) nuk duhet t’i ngrini përsëri. Edhe pse temperaturat shumë të ulëta i ruajnë ushqimet, ato nuk mund të shkatërrojnë bakteret dhe mikroorganizmat që gjenden në ushqim.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës