Rreziku vdekjeprurës që vjen nga divanët dhe dysheku

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kimikatet toksike të përdorura për t’i bërë divanet dhe dyshekët rezistent ndaj zjarrit rrezikojnë të shkaktojnë kancer të tiroideve, paralajmërojnë ekspertët.

Materialet me të cilat prodhohen këto pajisje shtëpiake rrezikojnë familjarët e ekspozuar ndaj këtyre kimikateve. Edhe pse është e ndaluar kategorikisht përdorimi i këtyre kimikateve, ekspertët paralajmërojnë se ka akoma kompani që i përdorin.

Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të shumta nga qeveria mbi rreziqet potenciale të këtyre substancave kimike. Ekspertët thonë se këto kimikate po shkaktojnë me mijëra raste me kancer dhe sëmundje të tjera, sidomos fëmijët janë më të rrezikuar.

Rastet me kancer të tiroideve janë shtuar me 74% gjatë dekadës së fundit në Britani. Ekspertët amerikanë fajësojnë përdorimin në masë të këtyre materialeve të dëmshme tek divanet dhe dyshekët.

Pasi analizuan kimikatet në shtëpi dhe morën mostra gjaku nga pacientët me kancer të tiroideve, shkencëtarët nga Universiteti Duke zbuluan se këta pacientë ishin më të ekspozuar ndaj materialeve rezistente ndaj zjarrit, që quajtur ‘polybrominated diphenyl ethers’.

Në vitin 2014 u ndalua përdorimi i këtyre materialeve, megjithatë përdoren akoma nga njerëz të cilët i kanë blerë divanet para këtij viti.

Pacientët me kancer kishin gjithashtu nivele të larta të TCEP, një pëlhurë përdorimi i së cilës është ndaluar para 16 vitesh.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj