Rreziqet që na kanosen nga drita e pajisjeve elektronike

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nga kontrolli i celularit në momentin e parë që zgjohemi nga gjumi deri tek shikimi i televizorit deri në orët e vona të darkës, shumica prej nesh e kalojnë kohën të zhytur në dritën artificiale të pajisjeve elektronike.femije

Ky ekspozim konstant mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin, duke qenë se prish orën biologjike – drita e bardhë mendohet se ul prodhimin e hormonit të melatoninës në trup, që shkakton pagjumësinë.

Rreziqet janë serioze, thonë shkencëtarët. Ky ekspozim i gjatë ndaj dritës artificiale mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të obezitetit, diabetit, problemeve në zemër, tensionit të lartë në gjak dhe depresionin.

Më e dëmshmja nga të gjithë është drita blu gjatë natës, e cila emetohet nga telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera elektronike.

Drita e tyre duket e bardhë, por në fakt konsiston në një spektër ngjyrash, dhe disa prej tyre përmbajnë më shumë ngjyrë blu.

“Sekreti është si përdoret drita, çfarë përdoret dhe kur përdoret”, thotë George Brainard, profesor tek Kolegji Mjekësor Jefferson në SHBA dhe autori kryeso i studimit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?