Rusia identifikon një variant të ri të koronavirusit, besohet të jetë shumë më ngjitës se Delta/ Ja çfarë pritet

Rusia ka raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant që besohet se është edhe më ngjitës sesa Delta. Ky vend është duke u përballur së fundmi me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi.

Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, ka thënë Kamil Khafizov, hulumtues i lartë në institcionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor, bazuar në raportimet e agjencive lokale të lajmeve.

Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov. Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirus dhe një rekord të infektimeve prej 36,339 personash.

Rusia ka numrin më të madh të viktimave me koronavirus në Evropë dhe të katërtin në botë. Kjo rritje e shkallës së infektimit ka nxitur kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin, që të marrë vendim për mbyllje të dyqaneve, restoranteve dhe biznesve tjera përveç atyre të domosdoshme nga 28 tetori deri më 7 nëntor.

Vendimi është marrë një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë vendim për javë të “mospunës”, duke nisur nga 30 tetori. /Rel

Postime të ngjashme

Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë