Sa i rrezikshëm mund të jetë sheqeri i ulët?

Përgjigjet Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

 Rënia  e sheqerit në gjak është po kaq e rrezikshme, në mos më shumë, se sa vetë ngritja e sheqerit në gjak, që është diabeti. Le të themi që çdo njeri funksionon në kushte normale kur ka nivele sheqeri nga 80 mg/dl – 150/ 120 mg/dl esëll dhe mbi 200 mg/dl të paktën pas ushqimit. Kur këto shifra bien poshtë 80, fillon ajo që në e quajmë hipogicemi. Kur shkon poshtë 70 mg/dl, fillon dhe rëndohet situata.

Në varësi të rënies së sheqerit, sa më e thellë të jetë rënia, aq më shumë do ketë klinikë (vuajtje) tek i sëmuri, të cilat mund të fillojnë thjesht me një pa përqendrim, lodhje, djersitje apo nervozizëm, por  mund të përfundojnë dhe në gjendje kome kur truri nuk e merr siç duhet sheqerin. Ndaj në rastin konkret është tejet e rrezikshme, por lufta ndaj saj fillon me gjetjen e shkakut. A është vetë organizmi që nuk e mban balancën në normë, apo mund të jetë si sëmurë me diabet që duke marrë mjekim e sjell në këtë lloj gjendje. Duhet kontaktuar mjeku specialist për të ndarë se cili është shkaku dhe dhënë pastaj mjekimin përkatës.

Disa këshilla: Pacientët me diabet duhet të bëjnë shumë kujdes me marrjen e barnave, nuk duhet që të bëjnë vetë kurrsesi ndryshimin e dozave apo të shtojnë mjekime (e theksoj këtë sepse është një problem që ne e hasim shpesh), nga ana tjetër duhet të mundohen të hanë shpesh dhe nga pak në mënyrë që të mos lejnë shumë kohë organizmin pa marrë sheqerin e nevojshëm, që ta parandalojnë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë