Sa kripë duhet të konsumojmë në ditë? E zbulojnë ekspertët

Perëndimorët hanë shumë kripë jo sepse i shtojnë shumë në ushqim, por për shkak të kripës së “fshehur” që përmbahet në produkte të tilla si buka, djathi dhe madje edhe makaronat, raportojnë shkencëtarët amerikanë.

Në një raport të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se 90% e të rriturve hanë shumë më tepër kripë sesa duhet çdo ditë.

Por sa duhet të hamë në ditë?

Sasia minimale e natriumit që nevojitet nga një i rritur i shëndetshëm vlerësohet të jetë 0.18-0.23 g në ditë (duke supozuar se nuk djersiten). Një dietë që ofron këtë sasi natriumi ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të përmbushë nevojat për lëndë të tjera ushqyese.

Prandaj, për të siguruar mjaftueshëm lëndë ushqyese të tjera dhe për të zëvendësuar humbjet e natriumit përmes djersës, të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për rreth 1.5 g natrium në ditë, që korrespondon me 3.8 g kripë në ditë.

Megjithatë, meqenëse është e vështirë të arrihet një konsum i tillë, duke pasur parasysh që konsumi mesatar i kripës në shumicën e vendeve evropiane varion nga 8-11 g në ditë, një rekomandim më realist nga organizatat globale dhe autoritetet kombëtare është 5-6 g kripë në ditë.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) rekomandon në mënyrë specifike një vlerë referuese të marrjes për qëllime të etiketimit të ushqimit prej 6 g kripë për popullatën e përgjithshme. Fëmijët nën 11 vjeç duhet të konsumojnë edhe më pak se 6 g në ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon më pak se 5 g kripë në ditë (2 g natrium). Sasia prej 5 g është ekuivalente me 1 lugë çaji.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?