Sa lindje cezariane mund bëjë një femër?

shtatzenia

Pyetje nga lexuesit: Sa lindje cezariane mund të bëjë një femër?

Përgjigje (doktoresha Kozeta Mustafaraj): Nuk ka një numër të caktuar për të kufizuar SC (sectio cezarea-an) ose lindjen cezariane. Por dihet që sa më shumë ndërhyrje të bëhen, aq më shumë  zgjatet koha operative dhe aq më shumë komplikacione do të lindin. Çdo ndërhyrje sjell formimin e adherencave (ngjitjeve) ndërmjet organeve në hapësirën e barkut.

Adherencat bëhen burim dhembjesh pasi pengojnë lëvizjen e organeve të brendshme dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen burim infertitliteti. Gjithashtu, lindjet e shumta të kësaj kategorie rrisin mundësitë për të dëmtuar  fshikëzën e urinës ose zorrët. E rrezikuar është gjithashtu edhe vendvendosja e placentës në barrën pasardhëse, inserimi dhe lidhja e saj me muskulin e mitrës. Prandaj, pas çdo lindjeje me operacion, është e këshilluar dhe e mundur lindja në rrugë natyrale nëse nuk ka probleme serioze të shtatzënisë pasuese.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës