Kryefaqja Estetike Sa shpesh duhet të bëjmë dush sipas shkencës?

Sa shpesh duhet të bëjmë dush sipas shkencës?

0
Shpërndaje

Ne të gjithë kujdesemi për shëndetin tonë dhe higjienën e trupit tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i ruajtur ato. Për të qëndruar të shëndetshëm është shumë e rëndësishme të ndiqni si mendjen e shëndoshë ashtu edhe udhëzimet e ekspertëve.

Higjiena është e rëndësishme, por ne nuk duhet të tejkalojmë pastërtinë personale apo shtëpiake. Nëse larja shumë rrallë nuk është më e mira, as nuk rekomandohet të laheni shumë shpesh dhe sot mund te flasim për këtë. Në fakt, shumë gabojnë, por ja sa shpesh na duhet të bëjmë dush sipas shkencës. Le ta zbulojmë së bashku.

Pastrohuni po, por pa teprime të dëmshme

Lëkura jonë është një ind kompleks që na mbron nga viruset, mikrobet dhe bakteret. Ky eshtë organi më i madh që kemi në trupin tonë dhe për këtë ne duhet ta trajtojmë dhe mbrojmë atë. Ne duhet të dimë se lëkura jonë nuk është një mjedis steril: edhe kur është i pastër ajo strehon një florë bakteriale të përbërë nga mikroorganizma, të cilat përbëjnë mikrobiotën njerëzore.

Në lëkurën tonë ekziston një florë bakteriale rezidente, e padëmshme dhe mbrojtëse kundër agresionit dhe, nga ana tjetër, një kalimtare, potencialisht e rrezikshme dhe e përbërë nga mikrobe që mund të na sulmojnë dhe të shkaktojnë infeksione.

Ne lahemi për të eleminuar florën bakteriale kalimtare, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos eliminojmë as atë rezidente, gje qe është thelbësore për të garantuar ekuilibrin dhe mbrojtjen e trupit tonë. Për këtë arsye duhet të lahemi duke ndjekur disa rregulla të thjeshta.

Qëllimi ynë duhet të jetë ruajtja e florës bakteriale “të mirë” dhe eliminimi i asaj “të keqe”. Për të shmangur problemet dhe rreziqet, duhet të shmangim larjen e duarve, fytyrës dhe trupit shumë shpesh me sapun ose përdorimin e shumë dezinfektantëve.

Në fakt, duke u larë shumë shpesh ne rrezikojmë të eliminojmë shtresën e mikrobeve të mira që na mbrojnë. Ne gjithashtu mund të ekspozohemi ndaj infeksioneve, dermatitit dhe reaksioneve të padëshiruara. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmangni marrjen e më shumë se një dush në ditë, sepse lëkura jonë mund të tolerojë dobët ekspozimin e zgjatur ndaj ujit dhe detergjenteve.

Sipas studimeve, ne gjithashtu mund të bëjmë e shumta një dush në ditë, dhe aq kohë sa nuk është shumë e gjatë: dmth. duhet të qëndrojmë nën ujë të vakët të rrjedhshëm jo më shumë se 5 minuta, për të shmangur tharjen e lëkurës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here