Sa shpesh duhet të laheni?

Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme lidhur me sa herë në javë duhet të lahet një person. Në varësi të flokëve dhe llojit të lëkurës, larja çdo ditë mund t’i bëjë mirë lëkurës, ose e kundërta, nëse keni lëkurë tepër të ndjeshme.Sa shpesh duhet te laheni

Të bërit dush më shumë seç duhet mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.

Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një e treta deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush. Pyetjet që shtrohen janë: A po lahemi më shumë seç duhet? Sa herë duhet të lahemi në javë?

Sipas profesorit Stephen Shumack, president i “Kolegjit Australasian të Dermatologjisë” në Zelandën e Re, duhet të laheni kur është e nevojshme. Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit. Presioni për ta bërë këtë është në fakt më shumë social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.

Shumack paralajmëroi gjithashtu se një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa të mira: “Të bërit dush më shumë seç duhet i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupi për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Kjo mund të shkaktojë probleme me lëkurën, duke e bërë atë më të prekshme ndaj baktereve dhe viruseve, duke shkaktuar kështu irritime, kruarje, tharje të lëkurës, deri në shfaqjen e ekzemës”.

Burimi: Independent/ Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj