Sa të rrezikshme janë pistat e vrapit?

Sa të rrezikshme janë pistat e vrapit? Është fjala për pistat e vrapimit të cilat janë dhe pajisjet e palestrës më të kërkuara dhe më të shitura në SHBA. Të vraposh në një pistë mund të duket më e rehatshme se vrapimi në park në ditët e ftohta të dimrit.

piste vrapimiKëto pista janë përdorur në Britani që në lashtësi, si një metodë për të vënë në punë të burgosurit, por tani kjo është kthyer në një mënyrë për të lehtësuar punën dhe për të vrapuar pa qenë nevoja të dalësh jashtë shtëpisë.

Por sa e sigurt është kjo metodë?

Rreth 24.000 njerëz u shtruan në spitalet e SHBA-së vitin e kaluar për lëndime të pësuara nga përdorimi i pistës së vrapit.

Vajza e boksierit Majk Tajson (Mike Tyson) vdiq pasi u ngatërrua në një kabllo të pistës, ndërsa shumë fëmijë të tjerë vuajnë nga djegie të rënda pas fërkimit të gishtave në rripin rrotullues.

Për fëmijët pista e vrapimit konsiderohet e rrezikshme.

Në Australi ka nisur edhe një fushatë publike për rreziqet që sjell pista e vrapimit për fëmijët.

Kompanitë e prodhimit të këtyre pistave rekomandojnë që përdoruesit të qëndrojnë si duhet në këto pajisje, si dhe të dinë kriteret e sigurisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të rriturit duhet të ushtrojnë aktivitet fizik të paktën 75 minuta në javë./BBC News/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?