Sa vakte në ditë mund të jenë çelësi për dobësim? Ja çfarë thonë dietologët!

Kjo dietë e projektuar nga nutrionistia Angela Dowden, fokusohet në konsumimin e ushqimit  pesë herë në ditë.

Rekomendohet të konsumoni pesë racione fruta dhe perime në ditë.

Dieta përqëndrohet në konsumimin e ushqimit në intervale të rregullta pesë herë gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu ushqimi që hani duhet të përbëhet nga 80g fruta dhe perime në ditë, veçanërisht zarzavate që janë të larta në fibra dhe të ulëta me karbohidrate.

Kjo dietë mund të përfshijë një pjesë të vogël boronica, 1 kivi dhe kos pa yndyrë për mëngjes. Zieni pa lëvozhgë një fileto salmoni me sallatë perimesh për drekë dhe një rizoto me perime për darkë.

Pas mëngjesit konsumoni banane dhe 1 ose 2 orë pas drekës  një pjesë të vogël të arra dhe rrush të thatë.

Kjo dietë funksionon edhe nëse konsumoni një dietë të kufizuar për tre ditë të javës, para se të ndiqni një dietë të rregullt për katër ditët e tjera.

Një ditë e zakonshme në planin tre-ditore përfshin një vezë, një fetë e proshutë dhe një gjysmë banane për mëngjes, e ndjekur nga një filxhan gjizë, një vezë të zier fort dhe ëmbëlsirë me oriz për drekë, proshutë 200g, një filxhan brokoli, 1/2 e një filxhani karrota, 1/2 e një banane dhe 1/2 e një filxhan akullore me vanilje për darkë.

Kjo arrin dietë arrin rreth 1.000 kalori dhe nuk është e dëmshme për shëndetin tuaj. Me konsumimin e kësaj diete, pretendohet të pastroni trupin dhe të mbani një peshë konstante.

Burimi: dailymail

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet