Nga kuzhinieri i “Te Stela Resort”
Përbërësit për 4 persona:
Sallatë jeshile
- Lakër e kuqe (italiane), e grirë
- 2 speca të kuq
- 2Portokaj të qëruar
- Uthull balsamike
- Vaj ulliri, kripë
- 1 portokall për dekorim
Përgatitja:
Sallatën jeshile të grirë e hedhim në një enë inoksi me formë të rrumbullakët, specin e kuq e presim ne copa rrumbullake dhe e bashkojmë me sallatat e tjera. Portokallin e qëruar e presim në gjysëm rrethi dhe e bashkojmë me përbërësit e tjerë. Kjo sallatë është kombinim i perimeve me frutat. I shtojmë vajin e ullirit, uthullën balsamike, kripën dhe bëjmë marinizmin e sallatës duke e përzierë mirë. Mbasi bëhet përzierja e shpërndajmë nëpër pjata të cilat i dekorojmë me portokallin e paqëruar, sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!