Përbërësit për 4 vetë: 2 kivi, 1/4 shkop vanilje, lëngu dhe lëkura e një limoni, 2 dardha, 2 portokalle, 1 lugë mjaltë, 8 arra, 2 lugë kokrra shege.
Përgatitja: Qëroni kivit dhe prijini në copa, njomini me pak lëng limoni, shtoni vaniljen e prerë në copa të vogla dhe përziejini e lërini të marinohen për rreth 30 minuta.
Qëroni dardhat, pritini në kube, njomini në lëng limoni të përzier me lëkurën e portokallit dhe mjaltë.
Qëroni portokallin, priteni në copa dhe përziejini me dardhat dhe kivit, pastaj ndajini në kupa të vogla dhe mbulojini frutat me copa arre dhe me kokrrat e shegës.


