Vendosim në një sallatierë bukën e thekur dhe rreth saj gjysmën e sasisë së domateve në copa dhe e mbulojmë me gjysmën e sasisë së kosit.
Shtojmë qepën, majdanozin, pjesën tjetër të domateve, pjesën tjetër të kosit.
E zbukurojmë me specin jeshil dhe shtojmë vaj.
Përbërësit për 6-8 persona
- 4 kokrra domate
- 500 gr kos
- 1 qepë
- 1 tufë majdanoz
- 1 copë bukë të thekur (peksimadh)
- 1 spec jeshil
- vaj ulliri, kripë