Sapun i lëngshëm apo i ngurtë?

Cili është pastruesi më i mirë për duart, sapuni i lëngshëm apo i ngurtë? Sapuni i lëngshëm ka filluar të përdoret gjerësisht vitet e fundit, duke qenë se është edhe praktik. Nëse shkojmë në restorante, padyshim që preferojmë sapunin e lëngshëm, sepse është më higjienik. Sapuni i ngurtë përdoret nga shumë duar duke shkaktuar përhapje të baktereve.

Por çfarë thonë ekspertët dhe mjekët lidhur me këtë pyetje? Sipas mjekëve, edhe pse sapuni i ngurtë kalon në shumë duar të cilat shpesh janë shumë të pista, nuk duhet të shqetësoheni sepse bakteret nuk përhapen më tutje. Edhe pse kushdo person që përdor sapunin lë bakteret e veta aty, ai nuk është vend i përshtatshëm për shtimin e baktereve.
Duke qenë se bakteret jetojnë për një kohë shumë të shkurtër në sapunët e fortë, ata nuk janë johigjienikë si mendojnë shumë njerëz. Por bakteret grumbullohen edhe te sapunët e lëngshëm, më saktë te pompa e tyre.

Mjekët gjermanë këshillojnë se si sapunët e fortë edhe ata të lëngshëm mund të përdoren pa kurrfarë frike, mjafton që të përdorni një lloj sapuni, njërin apo tjetrin. Papastërtitë në sapunin e fortë dhe në atë të lëngshëm janë të parëndësishme nëse i shpëlani mirë duart me ujë të bollshëm.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes