Këshilla “Make up-i” nga Merlin Monro

Aplikoni gjithmonë vazelinë si bazë, para të gjitha produkteve që do të përdorni për fytyrën. Monro e preferonte këtë produkt sepse i jepte shkëlqim të butë nën dritat e studios gjatë fotografive. Gjithashtu mund ta aplikoni atë në mollëzat, vetullat dhe buzët për t’ju dhënë më shumë shkëlqim.

merlin mPërdorni pesë hije të ndryshme për të konturuar buzët. Filloni me ngjyrat e errëta në qoshet e jashtme dhe hije të lehta në mes të buzëve.

Përdorni një ton të bardhë mbi kapakët e syve për t’ju dhënë më shumë hijeshi. Aplikojeni tonin e bardhë edhe tek cepat e syve kështu do të jepni idenë e syve të mëdhenj.

Kini kujdes kur aplikoni penelin. Mundohuni t’i jepni syrit formën e valës së ujit. Përdorni kombinimin e 2 lapsave për të realizuar këtë proces. Laps kaf dhe i zi.

Konturoni hundën duke vendosur pak nga ngjyruesi i faqeve tek maja e saj.

Nëse kini ndërmënd të vendosni qerpikë false, vendosini ato vetëm tek gjysma e syrit për rezultate më natyrale.

Punoni me vetullat pasi janë pjese e fytyrës që kanë shumë rëndësi në pamjen tuaj. Zgjidhni lapsin e përshtatshëm dhe jepini formë ( pa i rënduar shumë që të mos humbasin natyralitetin)./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?