Sekretet e bukurisë që mund t’i “vidhni” nga gjyshet

Hidratimi është thelbësor: lëkura e thatë mund të çojë në krijimin e ekzemave apo dhe infeksioneve. Hidratimi i lëkurës është diçka që neglizhohet nga shumë gra . Lëkura do të duket më e freskët dhe e bukur nëse qëndron e hidratuar.

gjysheeFlini me kurriz: Dr. Adrien Stevard, dermatolog, thotë se takimi i fyrtyrës më jastëkun nuk rekomandohet prandaj ju këshillon të flini me kurriz.

Vazelina është sekreti i bukuirisë: vazelina mund të përdoret për të zbutur buzët e plasaritura, këmbët dhe duart duke ju dhuruar një lëkurë të butë.

Flini 8 orë gjatë natës: Sipas një studimi të zhvilluar nga spitali” Medical Center” cilësia e gjumit ndikon në cilësinë e lëkurës . Lëkura rigjeneron vetveten gjatë gjumit të natës. Mungesa e gjumit mund të çojë në një lëkurë të thatë dhe shenjat e plakjes mund të bëhen të dukshme.

Ti je ajo çfarë ha: zarzavatet janë të mira për lëkurën dhe zemrën, ndërsa perimet jeshile luftojnë radikalet e lira. Prandaj gjyshet gjithmonë ju nxisin të konsumoni brokol, panxhar dhe sa më shume ushqime bio.

Nuk ka asgjë më të bukur se dashuria për veten: është shumë e rëndësishme të duash veten dhe trupin tënd. Nëse ti ndjehesh mirë me veten kjo pasqyrohet edhe në lëkurë./Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?