Sekretet e metabolizmit

Blerina Bombaj, dietologe

Ka disa gjëra që duhet të bëni për një metabolizëm më të shëndetshëm. Ja disa pika kryesore:

UshtrimeNdërtoni muskuj

Trupi ynë djeg kaori në mënyrë konstante, edhe kur jemi duke fjetur. Kjo djegie është më e lartë në njerëz me masë muskulare më të madhe. Çdo kilogram muskul djeg rreth 12 kalori vetëm “për të mbajtur veten”, ndërkohë që sasia përkatëse e dhjamit djeg vetëm 2 kalori! Kjo diferencë mund të rritet me kalimin e kohës. Pas një ushtrimi të muskujve p.sh. me vegla ose me pesha, aktivizohen të gjithë muskujt e trupit duke rritur djegien ditore që bën trupi.

Furnizohuni me ujë

Organizmi ka nevojë për ujë që të procesojë kaloritë. Nëse keni mungesë lëngjesh në trup metabolizmi ulet. Pini një gotë ujë përpara çdo vakti për të qëndruar të hidratuar. Shuajeni nepsin me fruta dhe zarzavate të cilat janë të pasura edhe në ujë.

ha natenTë “pickuarit”

Të ngrënit shpesh ju ndihmon vërtetë të dobësoheni. Kur hani vakte me shumë ushqim duke lënë të kalojnë shumë orë midis tyre, metabolizmi juaj ngadalësohet. Duke “pickuar” ndonjë gjë të vogël 3 orë para dhe pas vakteve ju digjni më shumë kalori gjatë ditës.

Bëjini vaktet pikante

Ushqimet pikante kanë përbërës të cilët rrisin djegien. Një lugë e vogël spec djegës i kuq apo jeshil e përshpejton metabolizmin. Efekti sigurisht, është për pak kohë por, nëse konsumoni vazhdimisht ushqime djegëse mund të kontribuojë në rritjen e energjisë që harxhoni. Copëzat e specit të kuq mund të shkojnë shume mire me fasulet dhe pastat.

Fuqizohuni me proteina

Trupi djeg më shumë kalori kur tret proteinat sesa kur tret yndyrnat apo karbohidratet. Ndërkohë që duhet të ushqeheni ne mënyrë të ekulibruar, zeëvendesimi i disa karbohidrateve me proteina napërmjet ushqimeve proteinike mund të rrisi metabolizmin në çdo vakt. Burime të shëndetshme proteinash janë mishi i viçit pa yndyrë, mishi i pulës, peshku, veza, fasulet, frutat e thata dhe bulmeti pa yndyrë.

Postime të ngjashme

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt