Sekretet për t’u dukur disa vite më të rinj

Kujdesuni për duart: Fytyra dhe duart janë dy pjesë të trupit që janë në kontakt të vazhdueshëm diellin. Por, shumica prej jush kujdesen vetëm për lëkurën e fytyrës dhe harrojnë duart. Të njëjtat produktete që përdorni për fytyrën mund ti përdorni edhe për duart, thotë Dr. Braun. Pra, kur  përdorni  kremin antirudhë gjatë natës, aplikoni një sasi të vogël  edhe në kurrizin e duarve. Të njëjtën gjë bëni edhe me kremin e mëngjesit.

plakjaKultivoni besimin në vete: Në një studim nga Universiteti i Yales, njerëzit që kishin besime më pozitive, ishim më pak të disponueshëm në lidhje me plakjen. Ata me besim të lartë tek vetja kanë jetuar 7.5 vjet më gjatë se sa ata që nuk kanë besim.

Rifreskoni stilin: Sipas studimeve, ndryshimi i stilit herë pas here(stili i flokëve, i veshjes) ju ndihmon të dukeni më të rinj. Në një studim të vitit 2010, gratë që ndryshuan ngjyrën ose modelin e  flokëve dukeshin më të reja.  Prandaj pavarësisht moshës ndiqni tendencat e fundit dhe do të ndjeheni më mirë me veten dhe trupin tuaj.

Mos u trembni nga thinjat: Gratë mund të duket mahnitëse, kur flokët e tyre fillojnë marrin nuanca gri, thotë Peni Xhejms e” Penny James Salon” në Nju York. “Thjesht do t’ju duhet një prerje e theksuar për ta vënë në pah ngjyrën ,” thotë ajo. Ruajtja e ngjyrës mund të bëhet me anë të një shampo me bazë blu-vjollcë, e cila pengon zverdhjen e flokëve nga mineralet e ujt, këshillon Anabel Kingsli, Eksperte e flokëve./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin