Sekreti për të jetuar më gjatë? Lexoni libra

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Disa preferojnë librat voluminoz të Tolstoit, e ndërsa të tjerë janë të tërhequr nga Harry Potter.

Çfarëdo gjinie t’i përkasin, librat të zgjasin jetën, ka zbuluar një studim i ri. Personat që lexojnë libra jetojnë mesatarisht dy vite më shumë se ata që nuk lexojnë.libra

Gjatë studimit të kryer për më shumë se 12 vite, u vu re se personat që lexonin për më shumë se 3 orë e gjysmë në javë kishin 23% më pak gjasa të vdisin, krahasuar me ata që nuk lexonin fare.

Të lexuarit e gazetave, revistave, periodikëve lidhet gjithashtu me të jetuarit më gjatë, megjithatë lidhja nuk është edhe aq e fortë, thonë shkencëtarët.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Yale përdorën të dhënat e më shumë se 3600 njerëzve mbi moshën 50 vjeç. Përveç të dhënave shëndetësore, pjesëmarrësit u pyetën edhe për leximin e librave.

Ekipi i ndau ata në tri grupe: ata që nuk lexonin libra, ata që lexonin 3 orë e gjysmë në javë, dhe personat që lexonin më shumë se kaq.

Lexuesit më të pasionuar ishin femrat të cilat kishin mbaruar universitetin dhe kishin të ardhura të larta.

Studimi është publikuar tek revista “Social Science and Medicine”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj