‘Sëmundja misterioze’ detyron avionin të ndërpresë udhëtimin

Një avion i linjës ajrore “American Airlines”, i cili po udhëtonte nga Londra për në Los Anxhelos, është detyruar të kthehet sërish në Londër vetëm disa orë pas nisjes, pasi disa anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë janë ndjerë keq. avionDisa udhëtarë kanë pasur marrje mendsh dhe njërit prej tyre i kishte rënë të fikët. Shkaku i sëmundjes nuk është bërë i ditur akoma.

Pasagjerët që kanë qenë në bord tregojnë për mediat amerikane tmerrin që kanë përjetuar ndërsa shikonin njerëzit duke u rënë të fikët.

“Një nga stjuardesat ishte duke ecur në pjesën mes ndjenjësve kur filluan t’i merreshin mendtë. Pastaj gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit thanë se kishin marrje mendsh dhe se po u binte të fikët,” tregon një pasagjer për të përditshmen “The Mirror”.

Avioni u kthye sërish në Londër pas 5 orëve fluturim. Pasagjerët nuk ishin lejuar të zbrisnin nga avioni, deri në momentin që u kryen disa testime për substanca të mundshme në bord. Një zëdhënës i “American Airlines” konfirmoi për mediat se avioni ishte kthyer për shkak të emergjencës mjekësore dhe jo për arsye sigurie.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Mashable

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?