Sëmundje që trashëgohen, si t’i parandalojmë?

Blerina Bombaj, dietologe

Bëni një investigim të nevojshëm në paraardhësit tuaj për të vlerësuar riskun e trashëgimisë së sëmundjeve të mëposhtme:

Kanceri i gjirit – Kjo sëmundje është 5-10% i trashëgueshëm. Nëse e konstatoni në familje sigurohuni të konsumoni me shumicë zarzavate sidomos të tipit brokoli (brokulla), lakër, hudhër, spinaq. Evitoni alkoolin dhe kryeni aktivitet fizik të rregullt.familje

Kanceri i prostatës – Është 5-10% i trashëgueshëm. Nëse e konstatoni në familje, përpiquni të konsumoni sa më shumë domate të kombinuara me brokoli.

Sëmundje të zemrës si pasojë e kolesterolit të lartë – Janë të trashëgueshme dhe sjellin pasoja rreth moshës 55vjeç. Në rast se i spikatni në pemën tuaj familjare preferoni zarzavate, fasule, peshk, fara dhe arra. Forconi zemrën dhe arteriet me aktivitet aerobike të rregullta.

Diabeti tipit 2 – Është i trashëgueshëm në përqindje të konsiderueshme. Masa kryesore parandaluese është pesha e shëndetshme trupore, ushqim i ekuilibruar me bazë bimore, marrja e kufizuar e proteinave shtazore dhe aktivitet fizik i rregullt.

Hipertensioni – Në shumë raste është i trashëguar. Nëse njeri nga prindërit tuaj është hipertensiv, evitoni sasitë e mëdha të kripës dhe kafeinës. Mbani peshë trupore të ulet, preferoni zarzavate, fasule, vaj ulliri, bajame, arra, fara dhe peshk si sardelet. Meqenëse gjenet nuk i ndryshojmë dot, le të ndryshojmë ato që mundemi, ushqimin dhe aktivitetin fizik. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet