Sëmundjet e gojës, trajtime popullore

Hysni Dankshi

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive, gripit etj. I sëmuri ka dhimbje, si: djegie në fyt disa herë dhe temperaturë. Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta, si copa akulli, akullore etj. për të shuar temperaturën e nxehtë. Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Po ashtu mënjanohet alkooli,
duhani, sëmundjet e hundës, të sinuseve etj. Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku në përgatitje.

Shumë mjekë popullorë kanë përdorur pekmezin e manave të zeza dhe atë të rrushit duke i lyer gojën fëmijës herë pas here, sidomos në mbrëmje para fjetjes, për 4-5 ditë rresht.

-Lyhet goja me mjaltë dhe përzihet me pak sodë buke, 3-4 herë në ditë deri në shërimin e mahisjes së gojës.

-Shpëlarja e gojës me gargara, kundër ngjirjes së zërit. Të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si mëllaga e bardhë për shembull, Me rrënjët e saj të grimcuara mund të përtypen në gojë apo të futen për dy orë në ujë të ftohtë (1 lugë rrënjë në 200 ml ujë), pastaj i sëmuri duhet të bëjë gargara 3 herë në ditë, dhe ujin e gargarës mund ta përcjellë poshtë në bark, pasi nuk është helmues, përkundrazi shërben dhe është i dobishëm për organin e tretjes, pasi rregullon punët e stomakut.

-Për shërimin e mukozës së gojës merrni 1 lugë kamomil, 1 lugë sherebelë, 1 lugë gjelle nga mëllaga e zezë. Ato përzihen mirë dhe përvëlohen në gjysmë litri ujë të sapovluar. Pas 1 ore ena mbulohet me kapak. Kullohet dhe bëhet gargare 3 herë në ditë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?