Sëmundjet e thonjve dhe çfarë i shkakton

Problemet e thonjve janë të shpeshta e megjithatë shpesh lihen pas dore, ose herë-herë thjesht shkohet tek estetistja për të vënë thonj të rinj. Gazeta “Shëndet+” iu drejtua mjekes dermatologe Ardiana Sinani lidhur me problemet që kanë më shpesh thonjtë dhe cili është trajtimi më i mirë që mund t’u bëhet.

Ardiana SinaniDoktoreshë, cilat janë patologjitë më të shpeshta të thonjve?

Shpesh pjesa e përparme e thoit ndahet në disa shtresa horizontale, e quajtur Onychoshisis. Shkaku kryesor është tharja, humbja e lagështisë së thoit, që vjen si rezultat i larjes së shpeshtë të duarve. Ne këtë rast thoi humbet ujë dhe ndahet në shtresa.

Përdorimi në mënyrë të tepruar i pastruesve kimikë të thonjve (si acetoni), e rëndon gjendjen. Terapia është përdorimi i kremrave hidratues me përmbajte ureje disa herë në ditë dhe mbas çdo larjeje të duarve. Është vënë re se kjo çon në përmirësim.

Onycholisis (ndarja e dhimbshme e thoit nga shtrati i tij).

Trauma e vogël e përsëritshme mund të jetë shkaku i saj. Shfaqja më e shpeshtë klinike është onycholisis në formë gjysmë hëne. Kjo ndodh kur thoi ekspozohet ndaj larjes së shpeshtë të duarve dhe mbajtjes së tyre për kohë të gjatë në ujë, si në rastin e pjatalarësve, kuzhinierëve, grave shtëpiake etj. Pjesa e lirë e thoit lejon futjen e ujit në brendësi të tij nëpërmjet kanaleve të formuara dhe realizohet në këtë mënyrë ndarja e koracës nga shtrati i tij.

Trajtimi edhe këtu është përdorimi i kremrave hidratues dhe eliminimi i traumës së përsëritshme të thoit, si: larja pa kriter e duarve apo mbajtja e tyre në ujë për kohë të gjatë. Në rastin kur kjo patologji ka ardhur nga infeksionet mykotike, duhet trajtuar infeksioni mykotik. Për këtë drejtohuni mjekut tuaj dermatolog.

thonj akrilikePo kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale?

Ndryshimet që kanë sjellë këtë çrregullim të ngjyrës mund të jenë në sipërfaqe të tij, brenda tij ose nën të. Ndryshimi më i shpeshtë i ngjyrës ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, një bakter që pas infektimit i jep ngjyrë në jeshile thoit. Ndodh shpesh tek personat që përdorin shumë ujin dhe mbajtjen e duarve në ujë, si pjatalarësit, banakierët, kuzhinierët etj.

Trajtimi në këtë rast mbas vendosjes së saktë të diagnozës, është mbajtja e thonjve të sëmurë në acid acetik ( uthull) për 5 minuta në ditë për 2 javë rresht. Dhe përdorimi i pomadave me antibiotikë.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta të thonjve?

Një nga infeksionet më të shpeshta të thonjve janë ato mykotike. Fillimisht, infeksioni mykotik kap vetëm një thua dhe më pas përhapet në të gjithë thonjtë e tjerë.

duart thonjte kujdesiCilat shkaqe e favorizojnë shfaqjen e infeksioneve mykotike të thoit?

Më shpesh infeksioni mykotik i thonjve vjen nga infeksioni mykotik i lëkurës rreth thoit. Trajtimi i hershëm i mykut të lëkurës parandalon dhe mykun e thonjve, i cili është një sfidë për t’u trajtuar. Kjo  për shkak të kohës së gjatë të medikamenteve antimykotike që duhen përdorur dhe efekteve të tyre anësore për shkak të këtij përdorimi të gjatë.

Cilat janë risqet e dëmtimeve të vazhdueshme ndaj sipërfaqes së thonjve në drejtim të shtratit të thoit?

Dëmtimet e vazhdueshme ndaj sipërfaqes së thonjve në drejtim të shtratit të thoit shkakton hemorragji subunguale (nën thua) ose hematoma të thoit. Hematoma subunguale e thoit në fillim është e kuqe dhe më pas me ngjyra. Ndryshon në blu dhe më pas në të zezë. Shpesh shoqërohet me enjtje të gishtit të dëmtuar, skuqje dhe dhimbje të tij. Në rast se pacienti nuk e di se çfarë e ka shkaktuar ngjyrimin e thoit të tij dhe kjo hematomë ka kohë që është shfaqur, atëherë duhet diferencuar me melanomën malinje. Çarja e koracës së thoit me një shiring sterile të nxehtë çon në pakësimin e dhimbjes dhe presionit.

Ekema kronike

Ekema kronike e duarve dhe këmbëve mund të çojë në dëmtime të thonjve, sa më shpesh dhe sa më shpejt të dëmtohet kutikula dhe buzët laterale të thonjve. Kjo çon në çarjen, thyerjen dhe trashjen e thonjve. Disa autorë këtë e kanë quajtur dhe ekema e thonjve. Sa më shpejt dhe mirë të kurohet ekema me pomadë me bazë kortizoni, aq më shpejt do të fillojnë dhe përmitesimet e thonjve.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer