Sëmundjet e zemrës, ja faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut kardiovaskular lidhen me gjendje të brendshme ose atë mjedisore. Disa prej tyre janë të modifikueshëm, të tjerët jo. Faktorët e pamodifikueshëm të rrezikut janë:

  1. Mosha
  2. Gjinia
  3. Trashëgimia
  4. Raca, etnia

zemraMeshkujt janë më të prekshëm nga Sëmundjeve Kardiovaskulare rreth 1- dhjetëvjeçar para femrave. Sëmundja fillon të shfaqet klinikisht te meshkujt që në moshën 45 –vjeçare, ndërsa te fermrat nga mosha 55-vjeçare. Por bashkëshoqërimi me faktorë të tjerë rreziku, mund ta prishin këtë rregullsi. Trashëgimia edhe pse faktor rreziku i pamodifikueshëm, mund të zbutet në njëfarë mënyre. Zhdukja ose minimizimi i faktorëve mjedisorë të pranishëm edhe te paraardhësi trashëgues mund të dobësojnë fuqinë gjenotipike.

Faktorët klasikë të modifikueshëm të rrezikut janë:

  1. Duhanpirja
  2. Hipertensioni arterial
  3. Dislipidemia
  4. Diabeti
  5. Sindromi metabolik
  6. Sedentaria
  7. Faktorët psikosocialë
  8. Obeziteti

Dislipidemia, duhanpirja, sedentaria, hipertensioni, diabeti dhe sindromi metabolik e obeziteti, ndikohen përfillshëm nga stili i jetesës. Por dislipidemia, hipertensioni dhe diabeti mund të kërkojnë edhe mjekim me barna. Faktorët psiko-socialë mund të ndikohen pozitivisht nëpërmjet masave ekonomiko-sociale që kanë të bëjnë me gjithë popullsinë./QSUT

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë