Serenata për mjekët në mes të operacionit, nga vetë pacienti (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Pacienti luan në kitarë dhe bën serenata për kirurgët, ndërkohë që ata po i heqin tumorin në tru.

40-vjeçarit Rolden Batista i është dashur të luajë me instrumentin dhe të këndojë gjatë kohës së operacionit, që mjekët të kishin mundësi ta monitoronin për ndonjë dëmtim.

Vitin e kaluar ai pësoi disa kriza të njëpasnjëshme.

Pas iu nënshtrua disa kontrollove dhe skanerëve me rreze-X, zbuloi se kishte tumor në tru.

“Më thanë se duhet t’i nënshtrohesha operacionit dhe kishte dy metoda. Njëra në narkozë dhe e dyta, të më zgjonin gjatë operacionit”, tregon z. Batista për mediat lokale.

Duke qenë se metoda e dytë kishte më shumë gjasa për të pasur sukses, pacienti zgjodhi të dytën.

Mënyra më e mirë që të kuptonin nëse kishin bërë ndonjë gabim gjatë operacionit, ishte që pacienti të këndonte një këngë. Kështu mjekët do të kishin mundësi të monitoronin pjesën e trurit që kontrollon lëvizjet, të folurin dhe ndjenjat para se të jetë shumë vonë.

Mediat braziliane raportojnë se operacioni rezultoi me sukses dhe pacienti po e rimerr veten.

Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Brazil në vitin 2015, ku pacienti është detyruar të këndojë dhe luajë në kitarë ndërkohë që po i nënshtrohej operacionit në tru.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?