Shafrani i Indisë, sekreti për një buzëqeshje rrëzëllitëse

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Shafran Indie

Një buzëqeshje rrëzëllitëse është aksesori më i mirë që mund të veshim. Duke qenë se shërbimet profesionale për zbardhjen e dhëmbëve kushtojnë shtrenjtë, shumë njerëz po kërkojnë për mënyra  natyrale për t’i zbardhur dhëmbët, pa harxhuar shumë para.

Blogerja kaliforniane Sadiya Slayy ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke zbardhur dhëmbët me Shafran Indie.

Sadiya përzien vetëm një lugë gjelle shafran me dy lugë gjelle ujë, dhe e aplikon në fytyrë dhe dhëmbë. Tek fytyra e lë për 10 minuta, ndërsa tek dhëmbët vetëm për dy minuta. Fillimisht pastron dhëmbët dhe më pas fytyrën, si zakonisht.

Shafrani i Indisë është cilësuar prej kohësh si zgjidhja e shumë problemeve. Përveçse është i mirë për fytyrën dhe ju ndihmon të bini në peshë, shumë njerëz e kanë përdorur këtë erëz për të hequr pllakën bakteriale dhe zbardhur dhëmbët.

Sipas blogeres, Shafrani i Indisë e ndihmon për të hequr aknet dhe njollat e zeza në fytyrë, dhe për të zbardhur dhëmbët.

https://www.instagram.com/p/BHTVpjwBK3i/?taken-by=sadiaslayy

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin