Shalqiri, tetë arsye pse ia vlen ta konsumojmë

Me gjithë besimin e përgjithshëm se shalqiri është i përbërë vetëm nga uji dhe sheqeri, në fakt ai konsiderohet si një ushqim tepër i pasur dhe që siguron një sasi të lartë vitaminash, mineralesh dhe antioksiduesish dhe një sasi të ulët kalorish.

Shalqiri është kthyer në sinonim të verës dhe piknikut për një arsye shumë të mirë: cilësitë e tyre freskuese dhe shija e ëmbël ndihmon për të luftuar nxehtësinë dhe gjithashtu u japin si fëmijëve dhe të rriturve idenë e një ëmbëlsire tepër të mirë.

shalqi1Të mirat shëndetësore e ngrënies së shalqirit

Shalqiri është i përbërë nga 92% ujë. Konsumimi i frutave dhe perimeve të të gjitha llojeve është thënë gjithnjë se ul rreziqet e sëmundjeve, sidomos nëse shoqërohet me një stilt ë shëndetshëm jetese. Shumë studime kanë treguar se rritja e konsumit të ushqimeve si shalqiri ul rrezikun e mbipeshës dhe të vdekshmërisë, diabetit, sëmundjeve të zemrës, si dhe promovon një shëndet të mirë në total, rritje të energjisë, ulje të peshës.

Parandalim i astmës: rreziqet e zhvillimit të astmës janë më të ulëta te njerëzit që kanë konsum të lartë të disa ushqyesve të caktuar. Një nga këta përbërës është vitamin C, e cila gjendet në shumë fruta e perime, përfshirë shalqirin

Tensioni i gjakut: një studim i publikuar nga “Revista Amerikane e Hipertensionit” tregon se ekstraktet e shalqirit ulin tensionin e gjakut tek personat mbipeshë të moshës së mesme dhe që vuanin nga hipertensioni. Gjithashtu përdorimi i shalqirit sjell një funksionim më të mirë të arterieve.

Dietat e pasura me lipocen mund të ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës.

shalqi2Kanceri: si një burim tepër i mirë i antioksiduesve dhe vitaminës C, shalqiri mund të ndihmojë në formimin e radikaleve të lira, të njohura për faktin se shkaktojnë kancer. Lipoceni është i lidhur me uljen e rrezikut të kancerit të prostatës në shumë studime.

Tretja: shalqiri, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave, ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe nxit rregullsinë për një aparat tretës të shëndetshëm.

Hidratimi: i përbërë nga 92% ujë dhe plot me elektrolite të rëndësishme, shalqiri është tepër i mirë për t’u përdorur sidomos në muajt e nxehtë me qëllim uljen e dehidratimit.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit