Shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit të mushkërive

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme dhe më të rënda të kancerit, i cili shfaqet si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Megjithëse simptomat shpesh ndryshojnë nga gratë tek burrat.

Kanceri i mushkërive është quajtur adenokarkinoma dhe zhvillohet në pjesën e jashtme të mushkërive. Për fat të keq, simptomat e adenokarkinomas janë më pak të dukshme se ato të llojeve të tjera të kancerit të mushkërive. Në shumë raste, tumori agravohet shpejt duke u përhapur kështu në të gjithë trupin pa u diagnostikuar.

Simptomat e kancerit të mushkërive ashtu si dhe simptomat e çdo lloj kanceri tjetër është mirë që të dallohen që në fazat e para. Në këtë mënyrë do të jetë më i lehtë dhe i suksesshëm trajtimi dhe kurimi.

Ja disa nga simptomat e hershme të kancerit të mushkërive:

  • kanceri i mushkeriveDhimbje të kurrizit dhe supeve
  • Kollë e vazhdueshme
  • Njolla gjaku gjatë kollitjes
  • Pështymë ose gëlbazë me gjak
  • Gulçim
  • Dhimbje koke
  • Lodhje e vazhdueshme
  • Humbje e masës muskulare
  • Humbje oreksi dhe humbje peshe në mënyrë të pashpjegueshme
  • Bllokim i arterieve
  • Ënjtje në qafë
  • Dhimbje gjoksi dhe shpatullash
  • Dhimbje koke
  • Probleme me kockat që nuk shkaktohen nga plagosjet aksidentale
  • Infeksione të shpeshta të mushkërive si bronkit apo pneumoni
  • Marrje fryme me vështirësi

Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare