Shenjat klinike të mishit të huaj në hundë

Për “Shëndet+” nga mjeku ORL Gjergji Bizhga

Moshat ku mishi i huaj në hundë është më e shprehur, janë nga 4-7 vjeç pa dallim gjinie, por nuk janë të rralla rastet që vërehen në moshat më të vogla, sidomos para moshës 3 vjeç.

hunda 4Fëmijët që konsiderohen me mish të huaj në hundë, paraqesin hipertrofi të shprehur të adenoideve (mishit të huaj në hundë). Si ankesë të parë kanë vështirësinë në frymëmarrjen me hundë ose më mirë marrin frymë me gojë. Kjo vërehet më mirë gjatë natës kur fëmijët janë në gjumë, mbajnë gojën hapur dhe gërhasin gjatë gjumit.

Në varësi të kohëzgjatjes fillon të shfaqet apnea nokturne që nënkupton fëmija ndërpret frymëmarrjen për disa sekonda, por në disa raste shumë të rralla ndalesa arrin dhe minuta gjatë gjumit. Kjo shenjë vjen si pasojë e ndryshimit të përqendrimit të gazrave në gjak dhe konsiderohet simptomë mjaft i rrezikshëm që mund të kërcënojë dhe jetën e fëmijës.

Një tjetër shenjë është ulja e dëgjimit tek fëmijët kjo vjen nga bllokimi i hapjeve të tubave të eustakut që gjenden në nazofarings (pjesa e faringut, e cila gjendet mbi qiellzën e butë) dhe prognoza e uljes së dëgjimit varet nga kohëzgjatja e bllokimit.

Një tjetër shenjë janë dhimbjet e herëpashershme të veshëve që mund të shoqërohen me otite akute.

Sekrecionet purulente nga hundët janë një tjetër shenjë shoqëruese e sëmundjes.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës