Shenjat që tregojnë për mosfunksionimin e veshkave: shumica e njerëzve nuk i dinë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trup. Ato kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, prodhimin e vitaminës D, eleminojnë mbeturinat nga trupi, mbajnë nën kontroll presionin e lartë të gjakut etj. Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave prandaj i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.

Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:

veshkaRritja e presionit të gjakut: kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.

Probleme me përqëndrimin: kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqëndruar, dobësim të sistemit imunitar etj.

Lodhje e vazhdueshme: kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.

Ënjtje në trup: kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare