Sheqeri, më i rrezikshëm se kripa për hipertensionin

Sheqeri i shtuar në ushqimet e përpunuara dhe në pijet me gaz përbën një rrezik më të madh për zemrën sesa kripa. Doktorët thonë se udhëzimet ushqimore duhet të përqendrohen më shumë në rrezikun nga sheqeri sesa nga kripa.

sheqerNjë studim i ri paralajmëron se sheqeri ndikon më shumë në rritjen e tensionit të gjakut, si dhe nxit sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru. Në luftën për të parandaluar sëmundjet e zemrës, ekspertët paralajmërojnë rreziqet, sidomos atë të lidhura me fruktozën.

Sëmundjet e zemrës janë shkaku i parë në botë për vdekjet e parakohshme. Tensioni i lartë i gjakut është faktori i rrezikut më i madh.

Këshillat e mjekëve për të ulur tensionin e lartë të gjakut janë përqendruar gjithnjë në uljen e sasisë së kripës. Por mjekët tashmë thonë se ulja e konsumit të kripës ndikon më pak sesa sheqeri në uljen e tensionit të gjakut. Disa tregues sugjerojnë se 3-6 g kripë në ditë janë mjaftueshëm për shëndetin, por në fakt, gjithçka më pak se 6 g është e dëmshme.

Shumica e kripës në ushqimin e njeriut vjen nga ushqimet e përpunuara, të cilat gjithashtu përbëjnë një burim për marrjen edhe të sheqerit.

“Sheqeri mund të jetë më i lidhur me tensionin e gjakut sesa sodiumi. hipertensioniProvat bindëse tregojnë se sheqeri dhe veçanërisht fruktoza monosakaride luan një rol të madh në zhvillimin e hipertensionit.

Për më tepër, studimet tregojnë se sheqeri në përgjithësi dhe fruktoza në veçanti mund të kontribuojnë në një rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës përmes mekanizmave të ndryshëm.

Kërkuesit e vënë gishtin sidomos tek ëmbëlsuesi që përdoret për ushqimet e përpunuara, veçantërisht tek lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara.

Në studim thuhet: “Në gjithë botën ëmbëlsuesi i pijeve është i përfshirë në 180 000 vdekje në vit”.

Marrë nga Daily Mail/ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet