Sherebela, ja për çfarë ta përdorni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

sherebelaÇaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta.

Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi.Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes.

Praktika ka treguar që sherebela pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon nxjerrjen e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.

Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?