Shërbimi i hemodializës, hapet në Lezhë pavioni për 42 pacientë

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës, jetik për këdo që e kanë të nevojshme atë, do të kryhet edhe në Lezhë. Pas Vlorës dhe Shkodrës, shërbimi i hemodializës tani do të shtrihet edhe në Lezhë. Ky shërbim do t’u japë fund vuajtjeve fizike dhe shpirtërore të 42 të sëmurëve me insuficience renale, të cilët ishin të detyruar të udhëtonin 3 herë në javë me familjarë të tyre drejt Shkodrës apo Tiranës. Tani ata do ta marrin shërbimin në Spitalin Rajonal të Lezhës.hemodializa-lezhe

Në këtë qendër janë instaluar 10 + 2 poste trajtimi (dy poste në salla të veçanta për pacientët me Hepatit C dhe HIV), për të kryer trajtimin e pacientëve vetëm në 2 turne. Në të ardhmen, shtimi i makinave dhe i posteve të hemodializës mund të rritet proporcionalisht në funksion të nevojave të pacientëve. Teknologjia e instaluar tashmë dhe vënë në funksion, si dhe impianti i aspirimit dhe i kondicionimit të përdorur janë të standardeve më bashkëkohore dhe me parametrat me modernë për kryerjen e hemodializës klasike. Qendra është e pajisur me laborator të brendshëm, i cili mundëson kryerjen e testeve laboratorike sipas protokollit të miratuar të hemodializës në mënyrë të menjëhershme. Po kështu, për të siguruar trajtimin e pacientëve pa asnjë ndërprerje qendra është e pajisur me gjenerator dhe UPS.

Qendrën e re të Hemodializës e vizitoi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ata u takuan me pacientë që ndërkohë ishin duke kryer dializën.

Sipas kontratës koncesionare, veç Vlorës, Shkodrës dhe Lezhës, do të ngrihen dhe 2 qendra të tjera që do të ofrojnë shërbimin e hemodializës: Korçë dhe  Elbasan.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën